Fondacioni ALBIZ i publikon rezultatet e konkurseve për ndarje të bursave për nxënës dhe studentë për vitin shkollor/akademik 2017/18

Fondacioni ALBIZ i publikon rezultatet e konkurseve për ndarje të bursave për nxënës dhe studentë për vitin shkollor/akademik 2017/2018, ku do të ndahen 40 bursa për nxënës të shkollave të mesme dhe 160 bursa për studentë.

Pas shqyrtimit të gjitha aplikimeve Fondacioni ALBIZ i informon të gjithë nxënësit se në konkursin bursa për nxënës të shkollave të mesme kanë fituar nxënësit e renditur  nga numri rendor  1 deri 40. Ndërsa në konkursin bursa për studentë kanë fituar studentët e renditur nga numri rendor  1 deri 160.

Kandidatët të cilët kanë fituar të drejtën e bursës që nga dita e shpalljes të rezultateve duhet të hapin xhirollogari në Sparkasse Bank.

Fituesit do të njoftohen nga Fondacioni ALBIZ rreth ditës dhe kohës së nënshkrimit të marrëveshjes.

Studentët/nxënësit me vete në ditën e nënshkrimit të marrëveshjes duhet ti kenë këto dokumente:

  1. Dokument identifikimi
  2. Kopje të xhirollogarisë nga Sparkasse Bank
  3. Fituesit duhet të jenë prezent në datën në të cilën janë përcaktuar për nënshkrimin e marrëveshjes, në të kundërtën humbin të drejtën e bursës.

 SQARIM! Studentët/nxënësit të cilët do të fitojnë bursë nga ndonjë institucion tjetër, do t’ju merret e drejta e bursës nga Fondacioni ALBIZ siç është paralajmëruar në konkurs.

 SQARIM! Kandidatët e kualifikuar si “Dokumentet nuk janë të kompletuara” nënkupton kandidatët që:

  • Nuk kanë kompletuar dokumentet e nevojshme për aplikim;
  • Janë fitues të bursës nga ndonjë institucion tjetër;
  • Vëllai ose motra është fituese e bursës nga Fondacioni Albiz;    

 

Për listën e fituesve në konkursin për nxënës klikoni këtu

Për listën e fituesve në konkursin për studentë klikoni këtu